Pajaziti: Do e kthejmë skuadrën ku e meriton

- Bota Sot

Pajaziti: Do e kthejmë skuadrën ku e meriton

Klubi i Kukësit ka prezantuar sot trajnerin e ri të skuadrës, Sedat Pajazitin, i cili di të drejtojë verilindorët në këtë edicion të dytë radhazi në Kategorinë e Parë. Për skuadrën do të jetë fillimi i një cikli të ri, me lojtarë të rinj, por tekniku i sapoemëruar është prehur optimist se me planin që ka klubi, do të kthehet shpejt në elitë dhe të jetë protagonist atje.

“Do të falënderoj administratorin e klubit, Florin, për mundësinë dhe besimin që më është dhënë për të qenë pjesë e një klubi me emër si Kukësi. E dimë që Kukësi ka shkruar një faqe të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar dhe do jetë nder për mua, por edhe përgjegjësi e madhe të jem pjesë e Kukësit.

Do të mundohem të çojmë në fund projektin e klubit që më ka bërë përshtypje shumë pasi jemi në të njëjtat valë me Florin si e sheh ngritjen e një klubi, rritjen e lojtarëve të rinj dhe si duhet të funksionjë një klub. Është diçka që e mendojmë njëlloj.

Ne do të mundohemi të bëjmë punë me profesionalizëm të madh dhe pasion të madh. Ajo që do të kërkoj gjithë kohës nga çunat, nga lojtarët, është që të jenë shumë profesional jo vetëm gjatë ndeshjeve, por edhe stërvitjeve dhe të kenë sjellje profesionale pasi është mënyra e vetme për të arritur një sukses të madh.

Objektivi jonë do të jetë të ngjitim lojtarët e klubin në nivelet që ka qenë, se po flasim për një klub me emër që ka shkruar një faqe të rëndësishme të historisë së futbollit shqiptar.

Do të bëjmë punë pa presion te ekipi, nuk do iu vëmë në presion për rezultate. Por është e sigurt që ajo që do të kërkojmë gjithë kohës është të jenë shumë profesionalë për të kthyer Kukësin ku e ka vendin. Dhe për t’u kthyer tifozëve Kukësin që ata përjetuan për një kohë të gjatë e gëzuan sukseset e pozitën që kishte jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Normalisht që do të mundohemi të kthehemi në Superiore, të kthejmë klubin aty ku tifozët e duan dhe kanë jetuar për një kohë të gjatë me këtë klub se e dimë çfarë historie ka pasur klubi. Një gjë mund të premtoj, në këtë mënyrë nuk do të vijë momenti që klubi të ketë luhatje që të jetë apo jo në Superiore, kjo është e vetmja mënyrë që të kemi sukses dhe të kthejmë Kukësin aty ku ka vendin”, tha trajneri në prezantimin e tij.



Read it all at Bota Sot