Portieri i kombëtares firmos me klubin tjetër italian

- Bota Sot

Portieri i kombëtares firmos me klubin tjetër italian

Alen Sherri ka ndryshuar ekip ditën e sotme.

Portieri i Kombëtares italiane është larguar nga Cagliari, por jo nga Italia pasi ka firmosur me një ekip shumë të njohur në Serie B.

Sherri është lojtari më i ri i Frosinones.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale ku i urohet mirëseardhja ish-portierit të Egnatias.

Portieri i kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e Frosinones deri në fundin e sezonit tjetër si i huazuar me të drejtë blerjeje. Sherri zhvilloi sezonin e kaluar vetëm 8 ndeshje me Cagliarin.



Read it all at Bota Sot