Kremlini: Procesi i paqes në Ukrainë po vazhdon, nuk ka stagnuar

- Bota Sot

Kremlini: Procesi i paqes në Ukrainë po vazhdon, nuk ka stagnuar

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka theksuar të enjten se Rusia nuk e konsideron të stagnuar procesin e bisedimeve për paqen në Ukrainë, pavarësisht komenteve të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe vazhdimit të dërgesave të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.

Trump kishte shprehur pakënaqësinë e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për “fjalë të papërmbajtura” dhe duke thënë se ai nuk është aspak i kënaqur me veprimet e Kremlinit. Gjithashtu, ai e cilësoi Putin si një lider që “po flet shumë budallallëqe.”

Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar dërgimin e armatimeve në Ukrainë, duke përfshirë raketa dhe predha artilerie, sipas dy burimeve të agjencisë Reuters.

Peskov u pyet nga Reuters nëse procesi i paqes në Ukrainë ishte bllokuar për shkak të këtyre komenteve dhe dërgesave të reja të armëve, dhe ai u përgjigj se “nuk mendon kështu dhe se nuk mund të thuhet një gjë e tillë.” Ai shtoi se Rusia ka pritur ende sinjale nga Ukraina për të kuptuar nëse do të angazhohet në rundin e tretë të bisedimeve që filluan në maj në Stamboll.

“Ne kemi theksuar gjithmonë se do të ishte më e preferueshme për ne të arrinim qëllimet tona përmes mjeteve paqësore politike dhe diplomatike, por për aq kohë sa kjo nuk ndodh, operacioni special ushtarak do të vazhdojë dhe realiteti në terren po ndryshon çdo ditë,” shtoi Peskov.



Read it all at Bota Sot