Prishtina pëson debakël në Tiraspol! Dy shqiptarë u paraqitën për Sheriffin

- Bota Sot

Prishtina pëson debakël në Tiraspol! Dy shqiptarë u paraqitën për Sheriffin

Prishtina nuk ia doli në përballjen e parë në Tiraspol, duke pësuar humbje me rezulta 4:0 nga Sheriff-i.

Skuadra moldave ngadhënjeu me rezultat 4:0 ndaj Prishtinës, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Europa League.

Një rezultat që i jep shumë presion Prishtinës për sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Futbollisti nga Burkina Faso, Cyrille Bayala, ishte fatal për Prishtinën, duke shënuar het-trik (11’, 19’ e 74’). 

Golin tjetër e shënoi Elijah Odede (79’).

Te skuadra e Sheriff u paraqitën dy shqiptarë, titullar Amarildo Gjoni dhe nga minuta e 84-të Alesio Mija. 

Gjoni është zëvemdësua në minutën e 90+1.

Sheriff – Prishtina 4:0

Stadiumi në Tiraspol.
Gjyqtar: D. Bel (Kroacia).
Kartona të verdhë: Salihu, Vitija.
Sheriff: Dyulgerov, Boakye, Magassouba, Rai, Atila, Bayala, Soumah (Mija 84’), Ademo (Corotcov 90+1’), Yade (Serobyan 46’), Diarra (Odede 67’) dhe Gjoni (Bessala 90+1’).
Prishtina: Kola, Vitija, Boueye, Raçi, Bytyqi, Namani (Saletiq 88’), Limani (Salihu 67’), Muja (Shillova 67’), Kryeziu, Baftiu (Ndreca (46’) dhe Veliu (Ahmeti 88’).



Read it all at Bota Sot