Turpi që mbulon Qipron, provokojnë Kosovën në sfidën me Partizanin e Beogradit

- Bota Sot

Turpi që mbulon Qipron, provokojnë Kosovën në sfidën me Partizanin e Beogradit

Skandalet në ndeshjet ndërkombëtare nuk kanë të ndalur kundër Republikës së Kosovës.

Në stadiumin e AEK Larnaca sot ndodhi një turp i madh dhe në Qipro, provokohet Kosova në ndeshjen me Partizanin e Beogradit, në kuadër të ndeshjes së xhiros së parë të rrethit të parë kualifikues për Europa League.

UEFA duhet sa më parë të ndërmarrë masa ndëshkuese për këtë turp të madh.  

Tifozët famëkeq “Grobari” me tifozët vendas, pa pikë turpi brohoritën kundër Kosovës.

“Në fillim të ndeshjes, tifozët e Beogradit e gjetën veten në qendër të vëmendjes për vendimin për të ngritur flamurin grek.
Grekët dhe serbët kanë marrëdhënie të mirë.

Në një moment tifozët e të dy klubeve filluan të brohorisnin Kosovë - Serbi, diçka që është e padëgjuar në një ndeshje evropiane”, ka shkruar mediumi boshnjak “Sportsport”.

“Siç dihet, Qiproja është një nga anëtarët e paktë të Bashkimit Evropian që nuk e njeh Kosovën, kështu që mbështetja për Serbinë është në një farë mënyre e pritshme”., shkruan më tej.



Read it all at Bota Sot