Malishevës i anulohet goli, mposhtet nga skuadra islandeze

- Bota Sot

Malishevës i anulohet goli, mposhtet nga skuadra islandeze

Fundi i pjesës së parë ishte i kobshëm për Malishevën.

Mysafirët nga Islanda, Vikingur Reykjavik, shënuan fitorre me rezultat 1:0 ndaj Malishevës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Malisehva e pret sfidë e vështirë në ndeshjen e kthimit në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Conference League.

Në minutën e 45+2, Nikolaj Hansen nga afërsia shënoi gol me kokë, ndërsa portieri Avdyli nuk kishte se çfarë të bëjë. 

Në pjesën e parë, kapiteni Dren Kryeziu, në dy raste e ka shpëtuar Malishevën madje në rastin e dytë duke hequr toipin nga vija fatale.

Malishevës iu anulua një gol në pjesën e parë me preteks se ishte faull, ndonëse ky faull ishte i dyshimtë.
Bekim Isufi, kryetrajner, me Malishevën e pret rrugëtim i vështirë në takimin e kthimit.



Read it all at Bota Sot