Norvegjia dhe Zvicra kalojnë në çerekfinale

- Bota Sot

Norvegjia dhe Zvicra kalojnë në çerekfinale

Norvegjia dhe Zvicra janë kualifikuar në çerekfinalen e Kampionatit Evropian për femra që po mbahet në Zvicër.

Norvegjia edhe në xhiron e tretë, ka vazhduar me formën e mirë, duke arritur fitoren e tretë në Grupin A.

Norvegjezet mundën Islandën, me rezultat 4-3, të enjten mbrëma, në një duel të dominuar nga Norvegjia.

Gupset (15’, 26’), Maanum (49’, 76’), shënuan nga dy gola për fitoren e skuadrës norvegjeze, kurse, për ekipin finlandez realizuan Jonsdottir (6’), Erksodottir (84’) dhe Viggosdttir (90+5’).

Norvegjia kualifikohet si lideri i Grupit A me nëntë pikë, e ndjekur nga Zvicra me katër pikë.

Zviceranet barazuan sonte me duel me Finlandën, me rezultat 1-1, rezultat ky që dërgon ekipin zviceran në rundin tjetër të garave.

Nuikka (79’) shënoi për Finlandën, derisa Zvicrës barazimin ia siguroi Xhemaili (90+2’).



Read it all at Bota Sot