Redon Xhixha është lojtari më i ri i ekipit algjerian, Belouzidad.
Pasi mbylli aventurën e tij me Qarabag,
ish-sulmuesi i Superiores ka vendosur që të vishet i kuq me ekipin nga kontinenti afrikan.
Xhixha ishte pjesë e Qarabag prej janarit të vitit 2021, kur u shit nga Tirana për 550 mijë euro.
Ndërkohë që së fundmi ka ardhur dhe ndërprerja e kontratës mes 26-vjeçarit dhe klubit azer.
Xhixha ka luajtur në Shqipëri për ekipe si Shkëndija, Laçi dhe Tirana, aty ku shkëlqeu. Ndërsa tani do të provojë veten me ekipin e “kuq” në Algjeri.