Elseid Hysaj u nënshtrohet vizitave mjekësore te klubi i Serie A

- Bota Sot

Elseid Hysaj u nënshtrohet vizitave mjekësore te klubi i Serie A

Largimin nga Lazio e kishte të sigurt deri para 5-6 muajve. Megjithatë, duket se Elseid Hysaj do të vazhdojë që të jetë pjesë e lacialëve, të paktën edhe për këtë sezon.

Diçka të tillë e tregojnë fotot e publikuara së fundmi nga klubi i Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shfaqet duke kryer vizitat mjekësore me Lazion, duke krijuar “dyshimet” e një qëndrimi të mundshëm.

Megjithatë, merkato ka ende kohë deri në përfundimin e saj. Pritet të shihet si do të veprohet me 31-vjeçarin.



Read it all at Bota Sot