Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, sot ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kundër skuadrës nga Uellsi TNS.
Ndeshja e kthimit e rrethit të parë kualifikues të Champions League, do të luhet më 15 korrik duke filluar në orën 20:00 në stadiumin "Todor Proeski" në Shkup.
" Shkëndija- The News Saints mund të ndiqet për 300 denarë. Biletat dalin në shitje sot (e premte) në orën 10:00. Ndeshja e dytë e xhiros së parë eliminatore të UEFA Champions League do të luhet më 15 korrik në stadiumin ‘Todor Proeski’ në Shkup me fillim në orën 20:00.
Biletat janë me çmim prej 300 denarëve, ndërsa mund të gjenden te Tobacco Monaco në Tetovës Tetovë dhe online përmes rrjetit mktickets.mk duke filluar nga sot (e premte 11 korrik). Ditën e ndeshjes biletat do të gjenden në pikat e shitjes së stadiumit ‘Todor Proeski’.
Duke dashur të shmangen pritjet e gjata dhe rrëmuja të panevojshme para stadiumit, apelohet që secili tifoz prej më parë të pajiset me biletë", thuhet nga Shkendijës.
Ndeshja e parë midis TNS dhe Shkendijës përfundoi pa gola (0:0).