Kosova e mëson kundërshtarin në Europianin e CS2, përballet me Lituaninë në çerekfinale

- Bota Sot

Kosova e mëson kundërshtarin në Europianin e CS2, përballet me Lituaninë në çerekfinale

Ekipi i Kosovës në Counter-Strike 2 ka arritur kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Prishtinë në sallën “1 Tetori”.

Triumfet ndaj Çekisë 2:0 dhe Danimarkës 2:1 me përmbysje, ia siguruan Kosvoës një vend në tetë skuadrat më të mira të Europës dhe duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë.

E në çerekfinale, Kosova do të përballet me Lituaninë që u pozicionua e dyta në grupin D.

Kjo ndeshje luhet nesër me fillim nga ora 14:30.

Nesër po ashtu luhen edhe gjysmëfinalet nga ora 21:30, ndërsa finalja e madhe zhvillohet të dielën në mbrëmje.



Read it all at Bota Sot