Marco Asensio po largohet gjithnjë e më shumë nga Inter.
Pavarësisht se klubi zikaltër ishte interesuar dhe synonte të merrte mesfushorin sulmues spanjoll, duket se 29-vjeçari po merr një drejtim tjetër.
Sipas mediave turke, Fenerbahçe e trajnerit José Mourinho shfrytëzoi momentin për të sjellë në Superligë lojtarin që sezonin e fundit e mbylli me Aston Villa. Ndërkohë që, ai është ende në pronësi të PSG.
Transferimi I Marco Asensio drejt Fenerbahçe është në rrugë e sipër. Ish-lojtari i Real Madrid është i bindur për destinacionin dhe është gjithnjë e më afër pranimit të ofertës bujare të pagës së klubit turk.
Ai do të mbërrijë në Stamboll brenda pak ditësh. Tani topi tani është në fushën e lojtarit te PSG, i cili tashmë e ka miratuar largimin e Asensio, por ende duhet të zgjidhë disa çështje të vogla burokratike me Fenerbahçe.