Noni Madueke po largohet nga Chelsea dhe po e lë kampin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“The Athletic” raporton se sulmuesi anësor i Kombëtares së Anglisë ka arritur marrëveshje me Arsenalin dhe tashmë është rrugës për në Britaninë e Madhe.
Madueke nuk do të jetë pjesë e Bluve të Londrës për ndeshjen finale ndaj PSG-së në Kupën e Botës për Klube.
23-vjeçari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruaj një kontratë 5-vjeçare.
“Topçinjëve” ky transferim do t’i kushtojë plotë 52 milionë funtave.