Prishtina e Re, anëtar i ri i elitës së futbollit të Kosovës, vazhdon që të kompletohet për edicionin e ri.
Debutuesi ka sjellë edhe dy emra të rinj në petkun e saj.“Adrijan Rudoviq, përforcimi i radhës!
KF Prishtina e Re forcon repartin mbrojtës me Adrijan Rudoviq, mbrojtësin 30-vjeçar nga Ulqini.
Adrijani i bashkohet klubit pas një eksperience ndërkombëtare në Superligën e Malajzisë me Kuala Lumpur, ndërsa më parë ka qenë pjesë e disa prej klubeve nga liga elitare malazeze.
Rudoviç në të kaluarën ishte edhe lojtar i kombëtares malazeze.
Me përvojën dhe qetësinë e tij në prapavijë, ai pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në edicionin e parë në Superligën e Kosovës.
KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të prezantojë në mbrojtje, Elvis Prençin, qendërmbrojtës me përvojë të pasur dhe karrierë të konsoliduar në futbollin shqiptar.
Elvisi së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut ku zhvilloi 32 paraqitje në Abissnet Superiore dhe Kupën e Shqipërisë.
Në karrierën e tij, Prençi ishte:
-2 herë fitues i Kupës së Kosovës
-1 herë fitues i Superkupës së Kosovës
-1 herë kampion i Kategorisë së Parë në Shqipëri
Me përvojën dhe cilësitë e tij në qendër të mbrojtjes, ai pritet të sjellë siguri, lidership dhe karakter në vijën e fundit të skuadrës”, njofton KF Prishtina e Re.