UEFA ka marrë një vendim të bujshëm ditën e premte duke përjashtuar klubin anglez Crystal Palace nga pjesëmarrja në UEFA Conference League, për shkak të shkeljeve të rregullave të pronësisë së shumëfishtë të klubeve.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi vjen si rezultat i lidhjeve të pronësisë mes Crystal Palace dhe Olymique Lyon, përmes biznesmenit amerikan John Textor, i cili ka aksione të rëndësishme në të dy klubet. UEFA ndalon që dy klube nën të njëjtin pronar të marrin pjesë në të njëjtën garë evropiane, për të ruajtur integritetin e garave.
Në të njëjtën kohë, Komiteti i Financave të UEFA-s ka konfirmuar pjesëmarrjen e Lyon në UEFA Europa League, pasi klubi francez shmangu rënien në Ligue 2, falë një vendimi të fundit që shfuqizoi penalizimin për shkelje financiare.
Crystal Palace ka të drejtën të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), por deri atëherë, përfitues pasojë direkte i këtij vendimi është se Nottingham Forest do të zërë vendin e liruar dhe do të përfaqësojë Anglinë në Europa League sezonin e ardhshëm.
Ky vendim pritet të krijojë polemika në ambientet sportive angleze dhe ndërkombëtare, ndërsa vëmendja tashmë është te reagimi i klubit londinez dhe mundësia e apelimit.