Spanja dhe Italia janë kualifikuar në çerekfinalet e Evropianit për femra që po mbahet në Zvicrës.
Skuadra spanjolle mundi Italinë, më rezultat 3-1, në ndeshjen xhiros së tretë të Grupit B dhe me pikët maksimal ‘Furia e Kuqe’ kalon në rundin tjetër të garave të këtij Evropiani, derisa edhe Italia e cila ka katër pikë, kalon tutje pavarësisht kësaj disfatë.
Del Castillo (14’), Guijarro (49’) dhe Gonzalez (90+1’), shënuan për fitoren e Spanjës, kurse, për Italinë golin e vetëm e realizoi Oliviero (10’).
Ndërkaq, sfida tjetër e natës së sotëm mes Portugalisë dhe Belgjikës u mbyll me fitoren e skuadrës belge prej 1-2. Të dy këto skuadra e përfundojnë këtu Evropianin 2025.