Valencia synon veteranin Jamie Vardy

- Bota Sot

Valencia synon veteranin Jamie Vardy

Carlos Corberán, trajneri i ri i Valencias, i ka shprehur drejtuesve sportivë të klubit dëshirën për të afruar Jamie Vardy për sezonin e ardhshëm.

Spanjolli, i njohur me sulmuesin legjendar britanik nga përvoja e tij në futbollin anglez, beson se pavarësisht moshës së avancuar, Vardy mund të jetë një aset i çmuar, veçanërisht si zëvendësues i rrezikshëm që ndryshon rrjedhën e ndeshjeve,.

Në moshën gati 39-vjeçare, instinkti për gol dhe dëshira e Vardyt për të konkurruar në nivelet më të larta nuk janë zbehur.

Pas 13 sezoneve të lavdishme me Leicester, ku ka shënuar mbi 200 gola, ai është tashmë lojtar i lirë dhe në qendër të vëmendjes nga disa klube të njohura.

Sipas “Givemesports”, Valencia përballet me konkurrencë të fortë për shërbimet e tij.

Rangers nga Skocia, Wrexham – klubi në pronësi të aktorëve Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney, si dhe Genoa në Itali janë disa nga skuadrat e interesuara.

Veçanërisht Wrexham, që ka ambicie të mëdha për t’u ngjitur në nivelet më të larta të futbollit anglez, është e gatshme të bëjë afrime të profilit të lartë si Vardy.

Rangers gjithashtu e mbajnë nën vëzhgim, megjithëse stili i lojës në Skoci mund të mos i përshtatet plotësisht karakteristikave të sulmuesit veteran.

Pyetja që shtrohet është nëse Valencia do të mund të përballojë ofertat financiare që Vardy mund të marrë nga liga të tjera.

Megjithatë, Corberán e sheh atë si një bast të sigurt, duke theksuar se përvojën dhe instinktin e tij për gol mund të jenë vendimtare në një sezon që ndoshta do të jetë i fundit në karrierën e tij..



Read it all at Bota Sot