Humbja e Real Madrid në gjysmëfinale 4-0 ndaj PSG-së ka lënë një shije të hidhur te tifozët madrilenë. Përtej rezultatit, ajo që i acaroi vërtet tifozët e Real Madridit ishte performanca e Fabian Ruiz, i cili shënoi dy gola dhe ishte dirigjenti i orkestrës së ekipit parizien në një natë për t’u harruar për të bardhët.
Por, çfarë e lidh Fabian Ruiz me Real Madridin? Perfomanca e shkëlqyer e mesfushorit spanjoll ndaj Real Madridit dhe jo vetëm, pasi ka vite që është në nivel të lartë, nxjerr zbuluar një nga gabimet më të mëdha që kanë bërë drejtuesit e Real Madridit.
Carlo Ancelotti, ish-trajneri i Real Madridit, i kërkoi vazhdimisht Florentino Perez të nënshkruante me Fabian Ruiz, të cilin trajneri italian e njihte në mënyrë të përsosur që nga koha kur drejtoi Napolin për një sezon.
Pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të Ancelotti-t, Perez doli kundër teknikut italian dhe nuk e aprovoi transferimin e mundshëm të Fabian Ruiz. Pas 4 sezonesh te Napoli, Fabian Ruiz u transferua te PSG në verën e vitit 2022 për 55 milionë euro dhe ka rezultuar një goditje e shkëlqyer për francezët në merkato.
Te Reali sigurisht që mund të jenë bërë pishman që nuk e dëgjuan Ancelotti-n në këtë rast, duke humbur një lojtar që sot është një nga top mesfushorët më të mirë në qarkullim.