Danimarka masa të ashpra kundër imazheve “deepfake”

- Bota Sot

Danimarka masa të ashpra kundër imazheve “deepfake”

Qeveria daneze do të ashpërsojë masat kundër krijimit dhe shpërndarjes së imazheve të rreme “deepfake” të gjeneruara nga inteligjenca artificiale duke ndryshuar ligjin e të drejtave të autorit – për të garantuar që çdo individ të ketë të drejtën mbi trupin, tiparet dhe zërin e tij, sipas “The Guardian”.

Qeveria daneze tha se do të forcojë mbrojtjen kundër imitimeve digjitale të identitetit të njerëzve – në atë që besohet të jetë ligji i parë i këtij lloji në Evropë.

Pas një marrëveshjeje të gjerë mes partive politike, Ministria e Kulturës planifikon të paraqesë një propozim për konsultim para pushimeve të verës dhe më pas ta dorëzojë për miratim në vjeshtë.

“Projektligji dërgon një mesazh të qartë se të gjithë kanë të drejtë mbi trupin, zërin dhe tiparet e tyre, gjë që duket se nuk mbrohet nga ligji aktual kundër IA-së gjenerative”, tha ministri danez i Kulturës, Jakob Engel-Schmidt.

Kjo masë, që besohet të ketë mbështetjen e rreth 90% deputetëve, vjen mes zhvillimeve të shpejta të teknologjisë së IA-së – e cila e ka bërë më të lehtë se kurrë krijimin e një imazhi, videoje ose audioje të rreme që imiton dikë tjetër.



Read it all at Bota Sot