Një rast i rëndë është raportuar nga Policia që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës, qe fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK në Prishtinë.
Gazeta Sinjali mëson se fillimisht foshnja ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi ishte hasur pa shenja jete në djep nga gjyshi i saj, S.S, i cili kishte vërejtur se ajo ishte e lidhur me lidhëse të djepit. Gjyshi kishte ndërhyrë menjëherë për t’ia hequr lidhësen, duke alarmuar familjarët, të cilët më pas e kishin dërguar vajzën për trajtim mjekësor.
Lexo edhe:
P. S Foto ne balline – arkiv