Juventusi pritet të ketë lëvizje të rëndësishme në repartin e mesfushës.
Bardhezinjtë kanë nxjerrë në treg Douglas Luiz pas vetëm një sezoni, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
“Zonja e Vjetër” do të vlerësojë oferta nga 30-35 milionë euro për të larguar mesfushorin brazilian.
Në rast se do të largohet Douglas Luiz, Juventusi do të tentonte direkte për Granit Xhakën.
Bayer Leverkusen do të ishte i kënaqur me një ofertë prej 15 milionë eurosh për mesfushorin shqiptar.
Por fillimisht Douglas Luiz duhet të largohet nga Torino për t’i hapur vendin Xhakës.