Flick takon Ter Stegen për t’i komunikuar se është i treti pas Garcia dhe Szczesny

- Bota Sot

Flick takon Ter Stegen për t’i komunikuar se është i treti pas Garcia dhe Szczesny

Dita e parë e punës për Hansi Flick ka qenë e vështirë pasi i është dashur që të sqarojë hierarkitë portierëve.

Mediet spanjolle kanë bërë me dije se trajneri gjerman ka takuar Marc-André ter Stegen për t’i thënë se ka humbur vendin e titullarit.

Kjo detyrë e vështirë i është ngarkuar Flick nga presidenti Laporta, i cili me afrimin e Joan Garcia praktikisht ka vendosur muaj më parë se cili do të ishte titulari i sezonit të ri.

Siç dihet Joan Garcia do të jetë portier i Barcelonës deri në 2031 ndërsa Wojciech Szczesny ka rinovuar kontratën deri në 2027.



Read it all at Bota Sot