Tre lojtarë mbi 36 vjeç zgjedhin Serinë A

- Bota Sot

Tre lojtarë mbi 36 vjeç zgjedhin Serinë A

Italia ka humbur ndjeshëm nga lavdia e dikurshme.

Në të shkuarën Serie A shihej si maja e karrierës për një futbollist, teksa shpesh fëmijët rriteshin me ëndrrën për të luajtur në atë kampionat.

Por me kalimin e viteve është ulur numri i yjeve të futbollit që zgjedhin kampionatin italian.

Serie A po josh gjithnjë e më tepër “të moshuarit” e këtij sporti.

Vetëm në ditët e fundit janë zyrtarizuar tre lojtarë që janë pranë moshës 40-vjeçare. Çiro Imobile u rikthye në Itali pas një përvoje te Beshiktashi.

Sulmesi 36-vjeçar është transferuar në radhët e Bolonjës, e cila këtë sezon do të provojë veten edhe në kupat e Europës.

Një tjetër emër që vjen nga Turqia është ai i Edin Xhekos. Boshnjaku 39-vjeçar do të veshë fanellën e Fiorentinës në sezonin e ardhshëm. Një tjetër bashkëmoshatar i Xhekos do t’i bashkohet Serisë A në sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Luka Modriçin. Një lojtar që ka fituar gjithçka në këtë sport, por që tashmë ndodhet në fundin e karrierës së tij..



Read it all at Bota Sot