Data 22 nëntor e vitit 1987 gjithmonë do të mbetet në kujtesën e dashamirëve të futbollit të Kosovës.
Derbi i madh i skuadrave të Rrafshit të Dukagjinit në kuadër të Ligës së Dytë të ish Jugosllavisë, Liria – Vëllaznimi!
Kryevepra e qendërsulmuesit Gëzim Hasi vulosi fitoren e Lirisë së Prizrenit me rezultat 1:0 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.
Në minutën e 39-të Hasi shënoi me kokë në portën e portierit Nura.
Favzi Rama u paraqit nga minuta e parë për Lirinë por në anën e gjakovarëve iu mungoi mbrojtësi Fatin Domi!
Dita e nëserme (e hënë) ishte shokuese.
Lajmi mori dheun, tronditi Kosovës dhe disa republika në ish Jugosllavi!
Dy emra e mëdhenj të futbollit, dy emra e gjeneratës së artë të Prishtinës, humbën jetën tragjikisht!
Favzi Rama dhe Faton Domi humbin jetën në fshatin Volljakë të Klinës gjatë një ndeshje komunikacioni!
Askush se besonte lajmin, a është e mundur që dy emrat e mëdhenjj ikin në botën tjetër.
Rama e Domi, ndeshja e fundit me 22 nëntortë vitit 1987 në Prizren, e hëna e 23 nëntori me lajmin pikëllues e tronditës!
Ekspedita e KF Prishtinës ishte në Beograd, para se të udhëtonin për në Split për të luajtur ndeshjen e mbetur të javës së pestë me Hajdukun e Splitit.
Të gjithë të heshtur e në zi, Prishtina, Liria e Vëllaznimi dhe tërë sporti i Kosovës!
Data 25 nëntor në “Polud” të Splitit, një minutë heshtje mes Hajdukut e Prishtinës!
“Poludi” në heshtje e nderon emrat e mëdhenj të futbollit të Kosovës, Rama - Domi!
Gëzim Hasi, pas ndeshjes kishte deklarauar: “Nëpër terren të vështiirë ngadhënjyem ndaj gjakovarëve mjafë të mirë. Jam më së i kënaur që me golin tim Liria inkasoi dy pikë të reja”.
Në derbin madh ishin në fushë edhe tre futbollistët e gjeneratës së artë të Prishtinës, Behajdin Gjinali 7, Favzi Rama dhe Faruk Domi.
22 nëntor, 1987
Liria – Vëllaznimi 1:0
Stadiumi në Prizren.
Shikues: 5.000.
Gjyqtar kryesor Mustafa Hoxhiqi i Dubojt, ndihmës Avramoviqi (Beogad) dhe Stankoviq (Çaçak).
Shënues: Hasi (39).
Kartona të verdh[: Bedr. Gjinali - LLeshi e Bardhi.
Liria: Tomiq 7, Çejku 7, Krusha 6, Behajdin Gjinali 7, Favzi Rama 6, Bedredin Gjinali 6, Tutiq 6, Ramadani 7, Hasi 7, Nikoliq 7 dhe Kolaj 6 (Limani).
Vëllaznimi; Nura 5, Lleshi 5, Radogoshi 6, Faruk Domi 5, V. Hoxha 7, Stanojeviq 6, Nikoliq 6, Bardhi 6, Binaku 6, G. Hoxha 6 dhe Ardian Kozniku 5.