Pas ndeshjeve të para kualifikuese të UEFA Konference League, ku skuadra të vendeve të ndryshme të kualifikuara për turin e parë të këtij kompeticioni luajtën ndeshjet e tyre, UEFA ka publikuar edhe arbitrat për ndeshjet e një jave më pas.
Kështu, pas ndeshjes së parë në San Marino, ku skuadra modeste e këtij vendi, Tre Fiori, bëri surprizën duke mposhtur skuadrën e Pjunik tek Armenis, me rezultatin e ngushtë 1-0, javën e ardhshme do të luhet ndeshja e kthimit në Armeni.
Pikërisht për këtë takim, UEFA i ka besuar arbitrit Florjan Lata nga Durrësi, si bilbili kryesor i kësaj ndeshjeje.
Asistentë të tij do të jenë Xhuljo Mani nga Tirana dhe Taulant Kasa nga Vlora, ndërsa si arbitër i katërt është caktuar Andi Koçi nga Durrësi.