Roni Bardghji ka firmosur me Barcelonën. Fabricio Romano, që tregoi më parë për bisedimet me Kopenhagenin, ka konfirmuar firmën në kontratë.
Talenti i lindur në Kuvajt shikohet si zëvendësues nga stoli për Jamalin .
19-vjeçari pritet të jetë element mjaft i vyer në krahun e djathtë të sulmit.
Bardghji kishte kontratë të vlefshme me Kopenhagenin deri në fundin e këtij viti. Kështu firma me të nuk ishte e vështirë për t’u arritur.
Anësori e vendosi fillimisht karrierën në Suedi, ndërsa nga viti 2020 ka luajtur në Danimarkë. Për të ishte edhe Porto i interesuar.