Kim Min-jae drejt LaLiga?

- Bota Sot

Kim Min-jae drejt LaLiga?

Kim Min-jae me shumë mundësi do të largohet nga Bayern Munich këtë sezon.

Mbrojtësi korean nuk ka bindur drejtuesit bavarezë me performancat e tij, teksa largimi duket më pranë se kurrë.

Megjithatë, interesimet për 28-vjeçarin nuk mungojnë. Koreano-jugori pëlqehet shumë nga Hansi Flick dhe drejtuesit e Barcelonës janë gati t’i plotësojnë dëshirën trajnerit.

Por, Bayern Munich kërkon rreth 40 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin.

Kujtojmë se Bayern e bleu Kim në korrik të vitit 2023. Asokohe, klubi gjerman shpenzoi plot 50 milionë euro për shërbimet e tij.



Read it all at Bota Sot