Skuadrës së madhe belge i mbetet hatri në shqiptarin për shqiptarin e njohur

- Bota Sot

Skuadrës së madhe belge i mbetet hatri në shqiptarin për shqiptarin e njohur

Një arsye që Club Brugge po e zvarritë procesin e transferimit të Ardon Jasharit në Milan është hatërmbetja në Igli Taren, drejtorin sportiv të gjigantit italian.

Ditë më parë Tare konfirmoi para mediave se Milan e ka bërë ofertën e rëndësishme në Club Brugge dhe se Jashari dëshiron t’i bashkohet Milanit.

Flitet se deklarimi i Tares nuk është pritur mirë të Club Brugge, pasi klubi belg e ka një politikë të operimit mbyllur, jo në publik, pasi deklarimet e palëve të përfshira në publik e destabilizojnë negocimin dhe çmimin edhe për objektiva të merkatos së klubit belg.

Ardon Jashari u trasnferua te Club Brugge sezonin e kaluar nga Luzerni, për shumën e gjashtë milionë eurove.



Read it all at Bota Sot