Victor Osimhen është padyshim një nga protagonistët kryesor të merkatos së kësaj vere.
Dje, u raportua se Napoli refuzoi 70 milionë euro të ofruar nga Galatasaray për sulmuesin nigerian, pasi presidenti napolitan Aurelio De Laurentiis nuk lëviz nga shifra 75 milionë euro.
Ndërkohë, Al-Hilal kërkon t’u “rrëmbejë” turqve sulmuesin e njohur, duke qenë gati të paguajë 75 milionë euro ose dhe më shumë për kartonin e tij te Napoli, si dhe një super rrogë për nigerianin.
Në fakt, Osimhen i ka refuzuar disa herë ofertat e majme të Al-Hilal këtë verë, pasi dëshira e tij është të transferohet përfundimisht në Stamboll, aty ku shkëlqeu sezonin e kaluar ku ishte i huazuar te Galatasaray.
Megjithatë, klubi arab nuk dorëzohet dhe drejtuesit e tij janë të bindur se oferta e radhës nuk mund të reuzohet nga Osimhen dhe do jetë më e lartë se ajo e ofruar nga Galatasaray.