Skuadra e AC Milanit është në kërkim të një mbrojtësi anësor pas largimit të Theo Hernandezit.
U raportua se Igli Tare e ka si opsion mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj.
Megjithatë prioriteti i klubit italian nuk është lojtari shqiptar, pasi ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Arabia Saudite.
Zëvendësuesi i Theo Hernandezit pritet të jetë mbrojtësi anglez, Archie Brown.
23-vjeçari luan te Gent-i në Belgjikë. Ai ishte transferuar te klubi belg nga Lausanne Sport për 4 milionë euro.