Skuadra e Bashkimit 1947 nga Kumanova në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” ka bërë të ditur se do të vazhdojnë përgatitjet për stinorin 2025/26 në Bansko të Bullgarisë.
Para udhëtimit më 13 korrik (e diel), pritet që skuadra të përforcohet me disa emra të rinj, ndërsa edhe gjatë qëndrimit në Bansko janë planifikuar përforcime shtesë për të kompletuar ekipin në të gjitha repartet.
Pas fazës së parë që po e kryejnë në teren të tyre, nën drejtimin e Muarem Muaremit, skuadra kumanovare do të transferohet në Bullgari, ku do të kryej përgatitjet e fazës së dytë, para fillimit të sezonit të ri. Krahas përgatitjeve do të luajnë edhe disa ndeshje miqësore.
Më 14 korrik nga ora 18;45 do të luhet ndeshja e parë me Slatina nga Rumania. Miqësorja e dytë është në program më 20 korrik kundër kampionit në fuqi të Turkmenistanit, Arkadag, kurse dy ditë më vonë do të zhvillohet miqësorja e tretë dhe e fundit në Bullgari ndaj rumunëve të Politehnica.
Pas kthimit nga Bullgaria, Bashkimi 1947 do ta përmbyllë fazën përgatitore me një ndeshje miqësore në shtëpi (02.08, 17:30) kundër ekipit të Prishtina e Re nga Kosova..