Pas Theo Hernandes, Milani rrezikon dhe largimin e Christian Pulisic. Për sulmuesin është Al Nassr që ka paraqitur interes. Për të drejtuesi teknik Igli Tare ka deklaruar se nuk është në merkato, por mediet shkruajnë se klubi arab është gati të paguajë një shumë të lartë.
Pa u rikuperuar ende nga largimi i Theo Hernandez, Milani përballet me një tjetër kërcënim nga Arabia Saudite: këtë herë në shënjestër është Christian Pulisic.
Sipas zërave që vijnë nga "shkretëtira", Al Nassr ka shfaqur interes serioz për sulmuesin amerikan, i cili prej dy sezonesh është kthyer në liderin e kuqezinjve dhe ka kontratë deri në vitin 2027.
Drejtori sportiv Igli Tare e ka cilësuar si "një element të pazëvendësueshëm për sezonin e ardhshëm", ndërsa Milani është i gatshëm t’i ofrojë një rinovim deri në vitin 2029 me rritje rroge.
Por kur bëhet fjalë për klubet saudite, gjithmonë ekziston një “por”. Përballë ofertave marramendëse, edhe klubet më të mëdha evropiane kanë lëkundur qëndrimet. E kanë provuar këtë jo pak emra të mëdhenj, të joshur nga fuqia ekonomike e sheikëve.
Al Nassr ka rinovuar së fundmi me Cristiano Ronaldon dhe me Jorge Jesus në pankinë kërkon të ndërtojë një skuadër fituese. Në këtë kuadër, Pulisic shihet si përforcim ideal.
Ndërkaq e paqarët mbetet dhe situate me Ardon Jashari ku Milan vijon bisedimet me Club Brugge.
E premtja solli një zhvillim të ri: mesfushori zviceran nuk mori pjesë në miqësoren që skuadra belge zhvilloi kundër Rakow Czestochowa.
Ende nuk është e qartë nëse ky është një sinjal pozitiv për kuqezinjtë apo një rastësi, por në "Casa Milan" situata po ndiqet me shumë vëmendje.
Drejtuesit e Milanit, dhe veçanërisht drejtori sportiv Igli Tare, janë të irrituar pas intervistës së dhënë të enjten nga drejtues të Club Brugge, dhe për momentin nuk kanë ndërmend të përmirësojnë ofertën e fundit: 33 milionë euro plus pesë milionë në formë bonusesh.