Nga Afganistani të Bashkimi

- Bota Sot

Nga Afganistani të Bashkimi

Futbollisti nga Afganistani, Mosawer Ahadi, ka përforcuar radhët e Bashkimit të Kumanovës, skuadër që pas shumë viteve u rikthye në shoqërinë e më të mirëve në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra nga Kumanova ka prezantuar anësorin që është edhe anëtar i kombëtares së Afganistanit. 

“Vazhdojmë të përforcohemi fuqishëm, kësaj here me një emër me përvojë ndërkombëtare: Mosawer Ahadi, anësor i shpejtë dhe teknik, me eksperiencë të pasur europiane dhe përfaqësues i kombëtares së Afganistanit.

Ahadi sjell shpërthim, kreativitet dhe rrezik konstant nga krahët – një armë e fortë në sulmin gjelbër e zi”, njofton KF Bashkimi.



Read it all at Bota Sot