Skuadra nga K;umanova, Bashkimi, nuk ka të ndalur me përforcime për edicionin e ri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra e Bashkimit synon që të jetë sa më e përforcuar dhe të ndërtojë një ekip që të luftojë për pjesën e epërme të tabelës.
Faruk Bihorac (29 vjeç) është lojtari iradhës në petkun e Bashkimit.
Pas Adekunles dhe Ahadit, sonte Bashkimi prezantoi mbrojtësin nga Bihorac.
Përveçse luan si mbrojtës, Bihorac mund të luajë edhe si mesfushor – mbrojtës.
“Me zemër luani dhe përvojë të çmuar, Faruk Bihorac zyrtarisht i bashkohet familjes së FC Bashkimi 1947!
Një shtyllë në mbrojtje, një lider në fushë, gati për të luftuar për ngjyrat zi-gjelbert!
Me një karrierë solide në klube si Novi Pazar, Vllaznia, Metalac, Borac Banja Luka e të tjerë, Bihorac sjell me vete përvojë ndërkombëtare dhe mentalitet fitues.
Skuadra jonë fiton jo vetëm një mbrojtës, por një udhëheqës me karakter dhe eksperiencë!”, njofton KF Bashkimi.