Chelsea dhe PSG luftojnë sot për lavdinë botërore

- Bota Sot

Chelsea dhe PSG luftojnë sot për lavdinë botërore

"MetLife Stadium" në New Jersey është gati të presë finalen e shumëpritur të Botërorit të Klubeve mes Chelseat dhe Paris Saint-Germain. Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 21:00 dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbolli.

Chelsea ka kaluar me sukses Fluminense-n në gjysmëfinale dhe synon të bëhet skuadra e parë angleze që fiton dy herë këtë trofe. Në anën tjetër, PSG, që vjen si kampione e Champions League dhe fituese e tripletës këtë sezon, kërkon të kompletojë një sezon historik me triumf edhe në këtë garë.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet sigurisë në stadium për shkak të pranisë së paralajmëruar të presidentit amerikan Donald Trump. Tifozët janë ftuar të paraqiten herët për shkak të kontrolleve të shtuara.

Kjo finale sjell një përballje të fortë mes dy prej klubeve më të mëdha evropiane, me lavdinë ndërkombëtare dhe titullin e kampionit të botës në lojë.



Read it all at Bota Sot