Pas zyrtarizimit të transferimit të Enis Bardhit te klubi turk Konyaspor, për Sportmania ka folur menaxheri i tij, Meriton Berisha, i cili ka ndihmuar në finalizimin e këtij transferimi të rëndësishëm për mesfushorin nga Shkupi.
“Konyaspor është klub i mirë, shumë i organizuar dhe e kanë vlerësuar maksimalisht Enisin.
Presin shumë nga ai gjatë këtyre dy viteve sa do të jetë pjesë e skuadrës, dhe ne shpresojmë që Enisi t’ua kthejë besimin në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha Meriton Berisha.
Bardhi, i cili më parë ka qenë pjesë e Levante-s dhe Trabzonsporit, vazhdon aventurën e tij në Superligën turke, këtë herë me objektiva të qarta dhe rol të rëndësishëm në ekipin e ri.