Transferimi i munguar i Archie Brown në Itali ku e priste Milani është një histori e denjë për ato goditje që kanë dështuar në momentet e fundit.
Mbrojtësi i majtë i KAA Gent edhe pse në një moment të parë vendosi të bëhej kuqezi tashmë është një lojtar i Fenerbahçes.
Në këtë tratativë të dështuar duke se kishin gisht disa milionë euro më shumë të ofruar nga klubi turk si dhe trajneri i ekipit Jose Mourinho. Këto dy faktorë kanë ndikuar shumë te 23-vjeçari, i cili refuzoi ofertën e bërë nga Igli Tare për të qenë pasardhësi i Theo Hernandez në “San Siro”.
Si të mos mungonte dëmi në imazh që i shkaktoi klubit kuqezi duke i marrë një lojtar, mbërritjen e cilit në Milano e kishin bërë fakt të kryer, Fenerbahçe ironizoi “djallin” edhe në videon ku prezantonte blerjen e re. “Archie Brown zgjodhi kebabi-n përpara pizza-s”.