Nigeriani pranon se nuk e vlerëson shumë portierin aktual

- Bota Sot

Nigeriani pranon se nuk e vlerëson shumë portierin aktual

Heroi i Chelseat, John Obi Mikel, thotë se ata duhet të gjejnë një portier të ri.

Nigeriani pranon se nuk e vlerëson shumë portierin aktual të ekipit, Robert Sanchez.

Përpara finales së sotme të Kupës së Botës për Klube kundër PSG-së, Obi Mikel i tha talkSPORT: “Shumë tifozë të Chelsea-t mund të bien dakord se na duhet një portier tjetër i nivelit të lartë sepse Sanchez nuk po e bën këtë.

“Situata e portierit duhet të zgjidhet. Nuk mund të hyjmë në sezonin e ri me Sanchez, më vjen keq.

“Jam i sigurt se 99 për qind e tifozëve të Chelsea-t do të bien dakord me mua se Sanchez nuk është portieri që do të na fitojë trofe. Absolutisht jo”.

Nigeriani deklaroi gjithashtu: “Deri tani, gjithçka është mirë në këtë turne. Ai ka bërë gabime, por ato nuk kanë çuar ende në një gol dhe ne kemi qenë me fat, kemi shënuar gola, duke u mbrojtur mirë. Ai nuk ka qenë nën presion aq shumë.

“Por duke hyrë në një sezon ku kemi Premier League, Champions League, FA Cup dhe të gjitha këto, na duhet një portier shumë, shumë i mirë”..



Read it all at Bota Sot