Objektivi është 50 milionë euro

- Bota Sot

Objektivi është 50 milionë euro

Kristjan Asllani mund të ketë luajtur sezonin e tij të fundit me fanellën e Interit.

Mesfushori i kombëtares shqiptare ka shumë gjasa që të largohet nga zikaltrit pas tre sezoneve të zhvilluara.

Interi kërkon 15-20 milionë euro për të liruar Kristjan Asllanin. Por kush është objektivi i nënkampionëve të Europës pasi të jetë larguar nga klubi mesfushori i kombëtares kuqezi?

Siç raportojnë mediat italiane, Interi kërkon të transferojë mbrojtësin e Pamrës, Givoanni Leoni. Megjithatë, talenti italian nuk pritet të blihet vetëm me paratë e Asllanit.

Interi ka nxjerrë gjithashtu në shitje Sebastiano Esposit, Taremin, Stankovic dhe Buchanan. Këta të katërt dhe Asllani, pritet t’i mbushin arkat e Interit me 50 milionë në rast se shiten.



Read it all at Bota Sot