Bayern Munih synon me çdo kusht të afrojë mbrojtësin e djathtë të Chelsea

- Bota Sot

Bayern Munih synon me çdo kusht të afrojë mbrojtësin e djathtë të Chelsea

Bayern Munich ka shfaqur interesim për mbrojtësin e djathtë të Chelseat, Malo Gusto, sipas raportimeve nga L’Equipe.

Kampioni gjerman thuhet se ka bërë kontaktet e para me klubin londinez për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Gusto aktualisht ndodhet në SHBA me skuadrën e Chelseat, duke u përgatitur për finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Paris Saint-Germain.

Francezi iu bashkua ‘Bluve’ nga Lyon në janar të vitit 2023 për 30 milionë euro, por qëndroi i huazuar deri në fund të sezonit.

Që nga kthimi i tij në Stamford Bridge, ai ka qenë një titullar i rregullt, pavarësisht ndryshimeve në pankinë.

Gusto ka regjistruar 84 paraqitje dhe 11 asistime për Chelsean deri tani, përfshirë gjashtë ndeshje në edicionin aktual të Kupës së Botës për Klube.

Mbetet për t’u parë nëse Chelsea është i gatshëm të shqyrtojë oferta për 21-vjeçarin, i cili është kthyer në një element kyç të skuadrës. 



Read it all at Bota Sot