Për ndeshjet në fushë dhe tribuna, golat dhe spektaklin nuk mund të thuhet asgjë. Botërori për Klube i kishte të gjitha këto komponentë që e bëjnë futbollin sportin më të dashur në botë.
Por disa zgjedhje të FIFA lenë vend për diskutime. Mbi të gjitha stadiumet e zgjedhur për ndeshjet, shumë prej tyre të krijuar për futbollin amerikan, pra të pambuluar dhe në dorë të kushteve atmosferike.
Temperaturat e larta e bënë të skajshme lodhjen e lojtarëve dhe qëndrimin e tifozëve në tribuna, ndërsa disa ndeshje u ndërprenë për shkak të alarmit për stuhi.
Një mësim për FIFA në prag të finaleve të Kupës së Botës 2026 që do të zhvillohet sërish në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
“Çdo kritikë është një burim për ne, për të studiuar dhe analizuar se çfarë mund të bëjmë më mirë. Sigurisht, temperaturat e larta ishin një sfidë. Ndalesat e lojës për freskimin e lojtarëve janë të rëndësishme. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë tjetër, por kemi stadiume të mbuluar dhe do t’i përdorim për ndeshjet e vitit të ardhshëm”, tha Xhani Infantino.
Pavarësisht këtyre kritikave, Xhani Infantino e cilësoi Botërorin për Kluve si turneun me më shumë sukses në botë.
“Kemi dëgjuar se ky turne nuk do të funksiononte financiarisht. Që askush nuk do të ishte i interesuar, por deri tani kemi gjeneruar 2.1 miliard dollarë fitime. Kjo do të thotë, një mesatare prej 33 milion dollarë për ndeshje. Asnjë tjetër turne për klube nuk i afrohet kësaj shifre”, shoi Xhani Infantino.
Presidenti i FIFA hodhi poshtë zërat për ndryshimin e formatit të Botërorit të Klubeve për edicionin e tij të dytë në vitin 2029.