Tre gjigantët e Premier League-s në garë për Donnarumman

- Bota Sot

Tre gjigantët e Premier League-s në garë për Donnarumman

Gianluigi Donnarumma po kalon momentet më të ndritura të karrierës së tij, pas një sezoni fantastik me Paris Saint-Germain, ku ishte protagonist në tripletën historike të klubit francez.

Tashmë, 26-vjeçari është në pritje për të luajtur edhe finalen e Kupës së Botës për Klube, ku PSG synon të mbyllë sezonin në mënyrë perfekte.

Performancat e tij të jashtëzakonshme, veçanërisht pritjet vendimtare në momentet kyçe, kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

Sipas “L’Équipe”, Manchester City, Manchester United dhe Chelsea janë tri klubet angleze që po garojnë për të siguruar shërbimet e portierit italian.

Donnarumma ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2026, por një largim pas përfundimit të sezonit të ardhshëm nuk përjashtohet, sidomos nëse palët nuk gjejnë marrëveshje për rinovimin.

Aktualisht, prioriteti i Donnarummas mbetet qëndrimi dhe rinovimi me Paris Saint-Germain, por pas katër vitesh në kryeqytetin francez, portieri nuk e mohon mundësinë për të kërkuar sfida të reja në një kampionat tjetër elitar si Premier League.

Situata e tij pritet të vendoset pas finales së Botërorit të Klubeve, ndërsa klubet angleze qëndrojnë në gatishmëri për të përfituar nëse PSG dhe portieri italian nuk gjejnë gjuhën e përbashkët.



Read it all at Bota Sot