Hansi Flick është i pamëshirshëm në zbatimin e rregullave dhe e ka bërë të qartë se pa disiplinë nuk ka as rezultate që në momentin kur mori drejtimin e Barcelonës.
Ai ka vendosur rregulla të rrepta dhe sidomos trajtim të njëllojtë për të gjithë lojtarët.
Kjo shihet edhe nga dita e parë e grumbullimit të Barcelonës për sezonin e ri. Katalanasit janë paraqitur sot në qendrën stërvitore për testet mjekësore dhe matjet e rastit. Dhe Flik nuk i ka dhënë një ditë më shumë pushim as yllit Lamin Jamal.
Ky i fundit dje ka festuar 18-vjëtorin me një festë madhështore me shokët e skuadrës dhe shumë VIP-a të pranishëm. Dhe ndonëse ai ka qenë në festë deri në orët e para të mëngjesit, në orarin e caktuar është shfaqur në klub për të kryer testet si të gjithë të tjerët, pasi Flik nuk ka bërë një përjashtim as për ylin e ri të katalanasve.