Një aeroplan i vogël rrëzohet menjëherë pas ngritjes në aeroportin e Southend në Britani, tymi i zi ngrihet në zonë

- Bota Sot

Një aeroplan i vogël rrëzohet menjëherë pas ngritjes në aeroportin e Southend në Britani, tymi i zi ngrihet në zonë

BRITANI- Një aeroplan i vogël është rrëzuar menjëherë pas ngritjes pasditen e sotme në aeroportin e Southend në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një avion me dy motorë Beechcraft King Air B200, ndërsa bëhet me dije se fluturimi ishte i destinuar për në qytetin Lelystad në Holandë.

Videot e aksidentit të publikuara në mediat sociale tregonin tym të zi të dendur që ngrihej mbi aeroport.

Rrethanat e aksidentit dhe numri i personave në bordin e avionit mbeten të panjohura, ndërsa hetimet e autoriteteve për ngjarjen po vijojnë.

Gjithashtu nuk dihet nëse ka të lënduar rëndë.



Read it all at Bota Sot