Futbollisti Enis Bardhi është anëtar i ri i klubit të njohur turk, Konyaspor.
Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Bardhi, ka treguar për mediumin maqedonas “Sportsport” për ofertat që ka refuzuar.
"Po, pata oferta, por vendosa për në Turqi. Kisha oferta nga Spanja, nga Arabia, nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Jam thjesht i bindur se ky është mjedisi i duhur për mua në këtë pjesë të karrierës sime.
Nuk mendoj se gabova me zgjedhjen time, do ta provoj përsëri në fushë se jam për nivelin më të lartë të futbollit" - na thotë Bardhi.