Transferimi i Amarildo Gjoni në Moldavi te Sheriff Tiraspol ka ndikuar për mirë në karrierën e sulmuesit 25-vjeçar.
Ai ishte në kontigjentin e Elbasanit në edicionin e kaluar, por u largua falas, duke bërë hapin e rëndësishëm, transferimin në një klub që merr pjesë në Kupat e Europës thuajse çdo vit.
Pas 4 ndeshjesh të zhvilluara, Gjoni numëron 4 gola dhe 1 asist, lideri i shënuesëve.
Në takimin e sotëm, ai ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, ndërsa ndeshja mes Sheriff Tiraspol dhe Blati vendoset nga konkretizmi i Gjoni.