Boshnjakët çuditen me Granit Xhakën: Po shkon në një qytet që ende nuk ekziston

- Bota Sot

Boshnjakët çuditen me Granit Xhakën: Po shkon në një qytet që ende nuk ekziston

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, futbollist nga Kosova, duket se mund t vazhdojë karrierën në Arabinël Saudite.

“Granit Xhaka po shkon në një qytet që ende nuk ekziston!

Mesfushori me përvojë ka rënë dakord me ekipin Neom SC nga Arabia Saudite”, shkruan mediumi boshnjak “Sportsport”.

“Neom SC është klub i ri në Arabinë Saudite. Deri në vitin 2023, quhej Al-Suqoor, por që kur Mbretëria filloi projektin për të ndërtuar një qytet të së ardhmes (Neom) në vitin 2017, ata vendosën të themelojnë menjëherë një klub futbolli.

Klubi ka luajtur në shoqërinë e klubeve më të mira që nga ky sezon. Siç pritej, përforcimet po vijnë në formën e emrave të mëdhenj botërorë, dhe Granit Xhaka është ndër të parët.

Neom SC e ka njoftuar tashmë Bayer Leverkusenin për qëllimin e tyre për të nënshkruar me Xhakën. Ata i kanë ofruar ekipit gjerman gjashtë milionë euro.

Mesfushori 32-vjeçar me përvojë ka rënë dakord të bashkëpunojë me klubin, sipas të cilit ai do të fitojë 10 milionë euro neto në vit. Kohëzgjatja e kontratës nuk dihet.

Negociatat midis dy klubeve pritet të zhvillohen nesër, dhe më pas mund të jemi dëshmitarë të transferimit të këtij futbollisti.
Granit Xhaka e filloi karrierën e tij në Basel.

Më pas ai luajti për Borussia Monchengladbach dhe Arsenalin, dhe kaloi dy sezonet e fundit në Leverkusen”, shkruan mes të tjera.



Read it all at Bota Sot