Shorti për edicionin e ri të garave në futbollin e Kosovës hidhet të hënën

- Bota Sot

Shorti për edicionin e ri të garave në futbollin e Kosovës hidhet të hënën

Të hënën, më 21 korrik, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet shorti për edicionin 2025/26 të garave kombëtare.

Shorti për Albi Mall Superligën do të hidhet në orën 13:30, ndërsa për Raiffeisen Ligën e Parë në orën 14:00.

Përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave janë të ftuar të marrin pjesë në tërheqjen e shortit, shkruan FFK.

Sezoni i ri pritet të nisë në fundjavën e 16 dhe 17 gushtit, fillimisht me ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë. Prishtina e Re dhe Drenica do të jenë pjesë e Superligës, pasi fituan grupet e tyre në edicionin e kaluar të Ligës së Parë.

Nga ky edicion, Raiffeisen Liga e Parë do të funksionojë si ligë unike me gjithsej 18 skuadra.



Read it all at Bota Sot