Modriç flet fjalët e para si lojtar i Milanit

- Bota Sot

Modriç flet fjalët e para si lojtar i Milanit

Luka Modric ka mbërritur sot paradite në Milano, ku u prit nga gazetarët në aeroportin Malpensa.

Mesfushori kroat, i larguar së fundmi nga Real Madridi pas Kupës së Botës për Klube, do të nënshkruajë kontratën me Milanin deri më 30 qershor 2026.

39-vjeçari do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të kthehet në Zagreb për pushime, për t’iu bashkuar skuadrës në fillim të gushtit. Ai do të mbajë fanellën me numër 14, ndërsa pritet të sjellë përvojë dhe cilësi në mesfushën kuqezi.

I përshëndetur nga gazetarët teksa po dilnin nga Malpensa Prime, Luka Modric bëri komentet e tij të para si lojtar i Milanit: "Jam shumë i lumtur që jam këtu, më presin sfida të mëdha.", tha shkurtimisht ai.



Read it all at Bota Sot