Ende pa zgjidhje te Juventusi, Vlahoviç takohet sërish me drejtuesit

- Bota Sot

Ende pa zgjidhje te Juventusi, Vlahoviç takohet sërish me drejtuesit

Nuk është më një mister, Dushan Vlahoviç po ngadalëson lëvizjet e Juventusit në merkato.

Përplasja midis sulmuesit serb, përfaqësuesve të tij dhe drejtuesve bardhezi është temë kryesore e kësaj vere. Çështja është e qartë, Vlahoviçi dëshiron të qëndrojë deri në fund të kontratës, duke tentuar të marrë më shumë hapësira në fushë dhe të përfitojë nga paga e lartë që merr deri në përfundim të sezonit të tij.

Kjo pagë rëndon në bilancin e Juventusit, që me Vlahoviçin ende në skuadër, nuk mund të ndërmarrë lëvizje të mëdha për të sjellë një sulmues që bën diferencën. Megjithatë, sipas “Tuttosport”, së shpejti do të ketë një takim mes agjentit të Vlahoviçit dhe Komolit, me synimin për të gjetur një zgjidhje të pranueshme.

Vlahoviç ka treguar se ka oferta gati për të, dhe Arabia Saudite do ta mirëpriste me entuziazëm, duke paguar një shumë të madhe si për sulmuesin, ashtu edhe për Juventusin. Sulmuesi kërkon rreth 10 milionë euro për të zgjidhur kontratën, por Juventusi nuk është dakord dhe dëshiron ta shesë tek oferta më e mirë, për të përdorur të ardhurat në përforcimet e tjera në repartin ofensiv.



Read it all at Bota Sot